Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i bëri thirrje të gjithë qytetarëve të cilëve i skadon karta këtë fundvit që të aplikojnë për të mos krijuar radhë të panevojshme deri në fund të vitit. Ai tha se mbetet shqetësim vonesa e shumë qytetarëve për të aplikuar.
“2019-a është një vit rekord për shtimin dhe përmirësimin e kushteve për pajisjen me pasaportë dhe letër njoftimi.
Por, përsëri mbetet shqetësim vonesa e shumë qytetarëve për të aplikuar.
Që të shmanget stresi në fund të dhjetorit, kur dokumentet e vjetër skadojnë dhe zhgënjimi i janarit, kur shumë shërbime nuk mund të jepen pa dokumentet e identitetit, sot kërkohet që qytetarët të NXITOJNË për të aplikuar në zyrat përkatëse,” shkruan Sandër Lleshaj.
Diskutime rreth kësaj post