Menjëherë pas njoftimit të Presidencës për dekretimin e Marsida Xhaferllarit si gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese, ka ardhur një reagim nga Arta Vorpsi, e cila dy ditë më parë u urua nga deputetët në Kuvend për marrjen e këtij posti.
“Sapo e mora vesh nga ju për dekretin e Presidentit. Nuk kam koment”, tha Vorpsi.
E pyetur nga A2 nëse ndjehej gjyqtare e Kushtetueses, ajo u përgjigj: “Unë e ndjej veten anëtare të Gjykatës Kushtetuese që ditën që Presidentit i skadoi afati. Nuk do e ndjek këtë çështje, i takon institucioneve ta zgjidhin”.
Diskutime rreth kësaj post