Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar vendimin e djeshëm të Kuvendit, i cili miratoi 2 kandidaturat.
Sipas Ngjelës ka një monitorim ndërkombëtar pasi menjëherë kur u zgjodhën doli ambasada amerikane dhe i përshëndeti.
“Çfarë do pezullojë Presidenti, këta u zgjodhën. Ju lutem, ka një monitorim ndërkombëtar Shqipëria. Menjëherë pasi u zgjodhën doli ambasada amerikane dhe i përshëndeti. Të tjerat janë broçkulla presidenti nuk ka forcë. Rama kërkon të krijojë turbullira të shpëtojë Bashën, mund të jetë edhe rastësi që në kohën kur sulmohet Basha del Rama krijon një përplasje sociale.
Me lindjen e Prokurorisë së Posaçme nuk ka asnjë punë askush tjetër për çështjen e Bashës, ndërsa këtë nuk e ndalon asnjë përplasje sociale. Prokuroria e Posçme fillon hetimin dhe nuk ka lidhje fare me këtë, ajo ka lidhje me ndërkombëtarët”, tha Ngjela në Fax News.
Diskutime rreth kësaj post