Juristja, Eni Çobani gjatë një interviste në emisionin “Ditë e Re” nënvizoi dy problemet që shqetësojnë sot shqiptarët.
“Neve kemi dy problem shumë të mëdha në Shqipëri. Prona e cila është një nga vuajtjet që besoj se jemi akoma në mesin e kësaj vuajtje dhe pjesa e dytë është familja. Pra familja dhe prona janë një nuk ndahen. Thonë që prona është e lidhur me shpirtin, me njeriun. Pra neve po na prishet familja dhe kemi shkatërruar njëkohësisht dhe pronat. Ne duhet të kthejmë sytë prapa, të shikojmë njëherë familjen tonë, nuklin tonë që dalim çdo mëngjes nga shtëpia.
Si e kemi atë familje, e kemi të shëndetshme, a komunikojmë mirë, a i edukojmë mirë ata fëmijë, a themi të lutem, me fal, faleminderit apo vetëm shajmë? Si është bërë e mundur që të gjithë njerëzit që punojnë në këtë vend vetëm shajnë? Po nuk arritëm dot që të japim meritokracinë e duhur, ky vend nuk ka për tu bërë. Nuk mund të ngrihet vendi duke sharë, duke krijuar konflikte por duke i dhënë gjithsecilit atë që meriton”, tha Çobani.
Diskutime rreth kësaj post