Moderatorja shumë e dashur për publikun, Kiara Tito, ishte këtë të hënë e ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5’ nga Bieta Sulo. Ajo tregoi të rejat më të fundit nga jeta e saj private dhe nga ajo profesionale po ashtu.
Kiara ka rrëfyer se jeta e saj private ka kaluar në shumë momente delikate. Moderatorja e ka pranuar haptazi dhe pa komplekse se ka qenë mjaft e lënduar dhe se i ka ndodhur dhe të qajë. Mirëpo ajo ia ka dalë mbanë ta marrë veten me kohën duke treguar se koha është shëruesi më i mirë i çdo gjëje.
Bukuroshja ka rrëfyer para kamerave se jeta nuk është gjithmonë ashtu siç pasqyrohet në rrjete sociale. Fotot mund të fshehin shumë më shumë nga ç’na sheh syri!
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post