IKMT ka përfunduar aksionin në zonën e “Astirit” për shembjen e banesave të cilat do të preken nga projekti i Unazës së Madhe. Mësohet se ditën e stome u shembën 33 objekte, ndërsa menjëherë ka nisur puna për largimin e materialeve inerte të këtyre banesave. Shembja e banesave solli përplasje të ashpër mes banorëve të cilët mbronin banesat e tyre dhe forcave të policisë.
Avokati Spartak Ngjela tha se kjo përplasje erdhi si pasojë e mungesës së funksionimit të ligjit ndërsa argumentoi se qeveria do të bënte një akt anti-ligjor nëse do të jepte para për pronarë banesash të cilët nuk kanë leje për pronat e tyre.
“Shteti ligjor nuk i mbron ata, mbetet ti mbrojë shteti social, ata janë në proces legalizimi, dhe në bazë të ligjit nuk kanë asnjë të drejtë. Një qeveri që jep para jashtë ligjit është krim. Pse i lanë kaq gjatë? Pse e bëri tani? Si zgjidhet kjo çështje? Zgjidhet vetëm në gjykatë. Unë nuk kam lidhje me këtë qeveri, dhe po të jem unë nuk jap asnjë para për këtë rrugë, do të ndiqja procesin ligjor. Këtë gjendje e ka krijuar korrupsioni, le ta zgjidhin, por jo me protesta, kjo zgjidhet me Gjykatë.
Kjo është një përplasje sociale që e la Rama të vijë deri këtu. Ju nuk dini të ndërtoni, janë ndërtuar në formë korruptive. Kanë ardhur ekspert që kanë thënë se duhen deri në 500 milionë euro për të rikthyer normalitetin në qytet. Gjithë kjo që ka ndodhur është paaftësi e shtetit nga njëra anë dhe korrupsionit nga ana tjetër. Pse e lejon të ndërtojë pa leje kur ti e din se pa leje nuk duhet të ndërtohet? Gjithë këta të legalizuarit, nuk i kanë të sigurta pronat nëse vendoset ligji. Po flas me terma normal, pronë me ligj nuk jepet, prona ose blihet me kontratë ose është e trashëgueshme. Para disa vitesh u tha që të bliheshin truallet, dhe nuk u lejua, u hodh në atë kohë Saliu. E gjithë kjo që po ndodh sot është produkt i pronësisë së truallit”, tha Ngjela në Fax News.
Diskutime rreth kësaj post