E ngarkuara me punë e SHBA-së, Leyla Moses-Ones, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, ai i Gjermanisë, Peter Zingraf, i Britanisë, Duncan Norman kanë mbërritur pasditen e sotme në selinë blu për të takuar kryeopozitarin Lulzim Basha.
Në këtë takim të planifikuar me kreun e opozitës Lulzim Basha, janë edhe përfaqësues nga OSBE-ja.
Ende nuk dihet tema e këtij takimi të zgjeruar të Bashës me përfaqësuesit diplomatikë në Tiranë, por besohet se kriza politike dhe situata që po kalon Shqipëria janë tema të diskutimit.
Diskutime rreth kësaj post