Kryeministri shqiptar Edi Rama në një intervistë për Top Channel i bën një bilanc asaj çfarë u arrit në takimin e Ohrit.
Ai thekson se është i vendosur ta heqë kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Rama flet me doza kritike për qëndrimet e Albin Kurtit, i cili ka thënë se kjo iniciativë është e nxituar dhe e pa konsultuar.
Ai kërkon më shumë vëmendje për këtë çështje nga kryeministri i ardhshëm i Kosovës, të cilit i kërkon të shikojë dosjen e bashkimit doganor Shqipëri-Kosovë se përse asnjëherë nuk u bë realitet.
Kujtojmë se, më 10 nëntor gjatë një takimi në Ohër, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq, pa pjesëmarrjen e Kosovës kanë miratuar një deklaratë me një listë të përparësive dhe masave me të cilat synojnë të përmirësojnë bashkëpunimin rajonal. /TCH/
Diskutime rreth kësaj post