Albin Kurti tha se kryeministri Rama nuk është për shkëmbim territoresh.
Ai tha se projekt i dështuar nuk duhet të vijojë që të mbetet as si ide.
“Karshi Beogradit nuk duhet të ketë një politikë Tirana dhe një politikë Prishtina. Ashtu si me Greqinë, nuk mund të kem unë një politikë ndaj Athinës pa u konsultuar me Tiranën. Kemi diskutuar shumë gjatë për cështje ekonomike dhe Rama u mundua që të më tregojë mua një mori të vështirësive që ka hasur kur erdhi si kryeministër shumë gjëra që ka menduar ti bëjë, disa i ka bërë disa janë vonuar dhe vështirësitë që ka hasur me administratën, por edhe profesionalizmi dhe punës që ndoshta jo pak mungon tek ne.
Unë mendoj se është për të përshëndetur ai qëndrimi i tij se nuk është për shkëmbimin territorial, meqenëse se kishte diku nga 14 muaj që nuk ishim takuar dhe padyshim se mendoj se ai projekt i dështuar nuk duhet të vijojë që të mbetet as ide. Unë dua që Serbia një ditë të integrohet në BE, populli serb e do BE-në, por shteti serb jo, unë e njoh historinë e Serbisë. Në Serbi kanë vrarë shumë lidera, por atje nuk i ka vrarë populli, por shteti. Ky është dallimi me ne, se këtu e ka vrarë populli. Vucic duhet të gjejë një partneritet me popullin serb kundër shtetit serb, por nuk jam i bindur se e ka këtë kurajo. Ndonjë edhe përkëdheljet në rajon dhe faktori ndërkombëtar nuk e ndihmojnë për këtë” tha Kurti në Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post