Kryedemokrati Lulzim Basha tha se do shkojmë në zgjedhje dhe nuk do ti lërë në baltë shqiptarët.
Ai shtoi se nuk do guxojë njeri të prekë votën e shqiptarëve dhe kjo është garancia që jep.
“Duhet të ndalim rryshfet qeveritarëve. Cili është mekanizmi për ta ndalë këtë? Mjafton fjala ime? Ndoshta ka midis jush që thotë, po mjafton fjala e Lul Bashës që ta ndalë. Unë kam një tjetër garanci. Nëse nuk ndalet. Nëse qeveritari ju premton dhe nuk e ndal, ju të keni fuqinë ta shkarkoni.
Dhe pikërisht këtë mekanizëm e ka shkatërruar Edi Rama sepse nuk ju ka dhënë fuqinë ju, por ia ka dhënë kriminelëve dhe ata bëjnë ligjin, marrin rryshfetet e gjithçka dhe kur vjen dita e zgjedhjeve, del ai bukuroshi atje e thotë, ta shohë Lulzim Basha për zgjedhje.
Dua ti them sot, do ta shohësh ti dhe gjithë sorosorollopi i gangsterëve sepse kjo betejë nuk bëhet për Lul Bashën, as për PD, por për të gjithë shqiptarët. Unë nuk kam ndërmend ti lë në baltë shqiptarët, kryetarët, nuk kam ndërmend ta lë në baltë në rininë e Krujës. Në zgjedhje do të shkojmë dhe mjerë ata që do guxojnë të prekin votën e shqiptarëve. Mjerë ata! Kjo do të jetë dhe garancia për ju,” tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post