Ministrja Elisa Spiropali tha se aksioni për shpëtimin e Alvin Berishës u shpreh se nisi me kërkesën e kryeministrit Rama ndaj kryeministrit italian Giuseppe Conte.
Spiropali jep edhe lajmin se po përgatitet shpëtimi i 150 shqiptarëve nga të gjitha trevat, 72 prej të cilëve nga Republika e Shqipërisë ndërsa 28 janë fëmijë.
“Në Al Hol janë 10 mijë jo sirianë. Prej tyre është llogaritur që janë 150 shqiptarë të të gjitha trevave, 72 prej të cilëve nga Republika e Shqipërisë. 28 prej tyre janë fëmijë shqiptarë. Është bërë një punë e konsiderueshme nga autoritetet. Shqipëria ka qenë ndër të parat shtete që ka nisur përpjekjet për riatdhesim. Ne nuk i hyjmë debatit se kush ka më shumë merita për shpëtimin e Alvin.
Është një operacion që në çdo hap që bën duhet të negociosh me një palë apo një tjetër. Një operacion shumë i kujdesshëm që rezultoi i suksesshëm. Nisi me kërkesën e kryeministrit Rama ndaj Contes, gatishmërinë e autoriteteve libaneze. I gjithë dokumentacioni është italian. Alvin është marrë nga Italia nga e ëma. Lleshaj ka qenë atje për të bërë të mundur e të tjerëve. Ata njerëz janë ende të rrezikuar. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm me të dhënat e tyre. Ajo që mund të them me siguri të plotë është se po punohet me seriozitet”, tha Spiropali në Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post