Deputeti Lefter Maliqi doli me një propozim surprizë ditën e djeshme.
Ai tha se duhet një kryeministre femër dhe emri i parë që u nënkuptua në media ishte ai i Monika Kryemadhit duke aluduar edhe një lëvizje të tij drejt kësaj force politike, por ai e mohoi.
“Në deklaratën time, unë mbajta një qëndrim si gjithë qytetarët e tjerë duke parë gjendjen në Shqipëri dhe mes të tjerash thashë se ky kryeministër është i papërgjegjshëm, tallet. Dhe thashë që edhe një më komunist dhe socialist do të ishte shumë herë më i mirë se ky. Unë thashë vetëm ky qenka burrë? Atëherë le të vijë një grua kryeministre. Ka plotë edhe socialistë edhe të forcave të tjera me radhë. Janë 4-5 deputetë bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit, unë kam dyshime se sërish ka deputetë me të shkuar kriminale.
Mos jeni afër me LSI? Nuk jam afër me asnjë forcë, jam mirënjohës liderit Berisha dhe Metës se aty e fillova karrierën politike. Unë jam për djegien e mandateve në grup pasi vendi shkon në zgjedhje të parakohshme, por asnjë nga deputetët aty nuk do. Rekomandimet e OSBE-se besoj se do të kalojë, por problemi është te sistemi. Opozita e re ka 39 deputetë, por nuk jemi unikë. Edhe ligjet kur votohen, ne themi në grup do të votojmë në grup, ndërkohë që dalin edhe votojnë pro 10-15 prej tyre. Nëse duan 94 vota socialistët janë gati ti bëjnë për vete. Unë jam për marrëveshje mes opozitës dhe PS-së” përfundoi Maliqi.
Diskutime rreth kësaj post