Pavarësisht se nga Shqipëria ka fluturuar drejt Lindjes së Mesme vetë ministri i Brendshëm për çështjen e lirimit të vogëlushit Alvin, autoritetet e huaja nuk e përmendin askund kontributin shqiptar.
Edhe pse kryeministri Edi Rama flet për një njësi speciale shqiptare, sërish duket se gjithçka është bërë falë punës së italianëve.
Në një njoftim për shtyp, zëvendësministri i Jashtëm i Sirisë, Faisal Meqdad, thotë se fëmija i është dorëzuar Kryqit të Kuq italian.
Zyrtari sirian ka falenderuar familjen e fëmijëves dhe organizatat e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe për këtë arritje.
Ai tha se shteti i tij është i interesuar për të zgjidhur këtë situatë të vështirë humanitare.
© SYRI.net
Diskutime rreth kësaj post