“Ai e ka bindjen vetëm me PD-në. Ai e ka ndarë mendjen, në 2021 ikën nga pushteti dhe ia lë vendin Lulzim Bashës…”
Koço Kokëdhima ka deklaruar se marrëveshja e Ramës dhe Bashës vijon ndërsa argumenton se ata shantazhojnë njëri-tjetrin sda herë iu prishen interesat.
“Nuk është e sotshme kjo krizë, kemi 25 vite, dhe e ka burimin tek fakti se populli nuk është Sovran dhe nuk i zgjedh vetë përfaqësuesit e tij.
Kryetari i PD-së dhe kryetari i PS kanë garanci që do të jenë gjithmonë në pushtet falë marrëveshjes së 2008. Që nga ajo kohë deputetët janë pronë e tyre, të gjitha institucionet dhe çdo gjë tjetër i kontrollojnë këta.
Nuk ka më zyrtar shteti që i shërbejnë popullit. Nuk dua ti demoralizojë ata idealist të rrallë që ka ky vend. Ky shtet është armik me popullin e tij. Ca bëjnë këtë? I ndërrojnë këto marrëveshje dhe shantazhojnë njëri-tjetrin.
Sot jemi në një situatë kur kryeministri thotë se reformën e bën vetë vetëm me PD-në, pikërisht me PD-në dhe si ka mundësi që nuk i intereson asgjë tjetër, rekomandim i ndërkombëtarëve apo opinion qytetar.
Ai e ka bindjen vetëm me PD-në. Ai e ka ndarë mendjen, në 2021 ikën nga pushteti dhe ia lë vendin Lulzim Bashës”, tha Kokëdhima.
Diskutime rreth kësaj post