Çdo njeri e din se limonët janë tejet fitimprurës për shëndetin tonë për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës C.
Këtë pemë ia shtojmë çajit dhe e përdorim për t’u shëruar nga gripi apo ftohjet, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, këto nuk janë të vetmet veti të mahnitshme të limonëve.
Lajme.al më poshtë ju sjell disa përfitime tjera që limonët i shkaktojnë kur e vendosim afër shtratit të fjetjes.
Më në fund do të relaksoheni
Aroma citrike e qetëson sistemin nervor, e zvogëlon ankthin dhe ndihmon në lehtësimin e tensionit pas një dite të vështirë.
Nëse nuk keni vaj esencial limoni, përdorni një copë të prerë limoni.
Përqendrimi dhe vëmendja përmirësohen
Limoni ka një veti tjetër të mahnitshme: nuhatja e përditshme e aromës e bën një person më të përqendruar dhe aktiviteti mendor dhe i memories përmirësohet.
Edhe në punë, njerëzit bëjnë më pak gabime kur kanë aromë limoni afër. Ky konstatim është bërë nga shkencëtarët japonezë.
Përmirësohet disponimi
Vaji esencial i limonit është ilaç i dëshmuar kundër depresionit.
Ajri pastrohet nga mikrobet
Limoni jo vetëm se ka aromë të kënaqshme por ka edhe veti baktericide. Gjithashtu e pastron edhe ajrin në dhomë.
Thoni lamtumirë shtypje së lartë të gjakut
Shumë njerëz vuajnë nga hipertensioni e këtu limonët mund të ndihmojnë sepse aroma e tyre e ulë shtypjen e gjakut.
Insektet nuk do t’ju pengojnë
Milingonat, mushkonjat, mizat dhe insektet tjera nuk qëndrojnë në një shtëpi e cila mban aromë limoni.
Diskutime rreth kësaj post