Rezultatet e hulumtimit të bëra nga organizata me qendër në Oksford, si dhe Qendra për Shkenca Sociale në Berlin (WZB) kanë treguar që një numër në rritje i britanikëve po përfitojnë nga liria e lëvizjes dhe punësimit në vendet e tjera të BE-së.
Numri i britanikëve që lëvizin në vendet e BE është rritur veçanërisht që nga referendumi i Brexit-it i mbajtur në vitin 2016.
Sipas këtij studimi, rreth 84,000 njerëz pritet të largohen nga Mbretëria e Bashkuar vetëm këtë vit, duke zgjedhur vendet e BE-së.
Kjo shifër tregon një rritje drastike, pasi mbi 59,000 britanikë që bënë të njëjtën gjë në vitin 2008.
Studimi thoshte gjithashtu se në vitin 2018, 11.500 britanikë mbërritën në Gjermani, dukshëm shifër më e lartë se 8.500 sosh që mbërritën në vitin 2008.
Po ashtu, 622 britanikëve iu dha nënshtetësia gjermane në 2015, dhe në vitin 2017, të njëjtin fat patën dhe 7.493 të tjerë. /tesheshi
Diskutime rreth kësaj post