Gazetarja Glidona Daci theksoi se nëse hetimet thellohen në atentatin ndaj prokurorit Ndoj, pritet që në “rrjetë” të bien emra të njohur të politikës nga të dyja krahët, të cilët dyshohet se janë përfshirë drejtpërdrejt në tjetërsimin e pronave në bregdetin e Gjirit të Lalzit dhe Durrësit.
“Aleksandër Laho është personi që ka lidhje me tjetërsimin e pronave në zonën e Gjirit të Lalzit dhe Durrësit dhe sipas hetimeve të prokurorisë, nëse dosja do të hapet e gjitha, pritet që të përfshijë emra të njohur të të majtës dhe të djathtës në vend.
Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të bëjë edhe arrestime të tjera të përfshirë në këtë çështje”, tha gazetarja, ndërkohë që paralajmëroi arrestimin edhe të dy personave për atentatin ndaj makinës së prokurorit Ndoj.
Diskutime rreth kësaj post