Akademiku Artan Fuga i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në “Neës24” Fuga pohon se modeli piramidal është thelbi i modelit social që aktualisht kemi sot në vendin tonë, pasi sipas tij krijon kaos dhe bllokim të iniciativave.
Mes të tjerash Fuga bën një analizë të situatës në vend, duke shtuar se modeli ‘piramidal’ është ngritur që nga viti 2008, kur u bënë ndryshime në Kushtetutë.
Akademiku thotë se sistemi i vendimmarrjes është i përqendruar tek pushteti qendror, ndërsa shton se partitë kanë besuar më shumë tek vetja sesa të qytetarët. Duke qëndruar në këtë linjë Fuga deklaron se politikanët kanë nënvlerësim për qytetarët dhe nënvizon faktin se “me këtë model nuk mund të shkojmë larg”.
“’Modeli piramidal’ është një model të cilin unë e kam parë që është përsëritur. Në Arsimin e Lartë, në arsimin e mesëm, përsëritet në jetët politike të partive, për çdo sferë të shoqërisë. Kam thënë se këtu ka një koncept mbrapa. Kjo mënyrë organizimi e shoqërisë prodhon kaos, një lloj përjashtimi të qytetarit, pasi ai është përjashtuar nga kjo piramidë. Nuk dua të bëj parashikime afatgjate, por nëse unë do të merrja një shembull të veçantë, siç është zhvendosja e popullsisë, që shkojnë drejt 2-3 qyteteve kryesore. Gjithë popullsia periferike, shkon drejt qendrës ku krijohet një piramidë demografike. Të gjitha burimet dhe mjedisi rreth e qark degradon, pasi aty nuk ka më njerëz që të ketë mundësi që të zhvillohen. A çojnë këto në falimentim? Çojnë në varfërim. Nuk personalizoj se kush është Faraoni. Për mua Faraoni është pushteti në hierarikë e tij. Kam guxuar të them në këtë libër; ‘nuk është çështje personale’. Shumë ndryshime ligjore që çuan në këtë sistem, janë bërë në vitin 2008. Kanë marrë të gjithë pushtetin, duke ia dhënë krerëve të tyre, duke zhveshur qytetarinë. Demokracia është baras me qeverisjen. Kryesorja është që ky model ‘piramidal’ duhet të rregullohet, të riparohet. Në arsim, për të ndryshuar një program arsimor duhet të shkosh tek ministria e Arsimit. Menaxhimi i një universiteti është në dorë të një bordi, dhe të gjithë akademikët janë përjashtuar.
Ka një traditë centralizuese në kulturën tonë. Ne kemi qenë shoqëri patriarkale dhe se kemi kapërcyer në mënyrën që duhet. Ka kombe të tjera që e kanë thyer këtë strukturë. Tradita thërritet. Partitë parlamentare, jo vetëm në 2008, por edhe në 2013, dhe 2016, e kanë pasur më të lehtë dhe kanë besuar më shumë tek vetja sesa tek qytetarët. Deputetët shqiptarë kanë pasur një lloj nënvlerësimi ndaj qytetarëve. Ata nuk lejojnë me lista të hapura, pasi mundet që kandidatë me rekorde kriminale mund të manipulojnë elektoratin dhe të zgjidhen. Pra, ata si kryetarë partish të kontrollojnë listën. Ne vend që Kuvendi të prodhojë ligje për të ruajtur rendin dhe të pastrojë shoqërinë, ai duhet të prodhojë ligjin që të mbajë të pastër vetveten. Nuk ka individ ideal, ata kërkojnë pushtet. Me këtë model nuk mund të shkojmë larg. Ka ardhur momenti që të shkojmë larg”, tha Fuga.
Diskutime rreth kësaj post