Kryetari i PD-së, Lulzim Basha gjatë turit të takimit me të rinjtë e qytetit të Korcës u shpreh se në 10 vitet e ardhshme, Europa do ketë 5 milionë vende të lira pune në sektorin e teknologjisë.
Deklarata e Bashës
Dua t’ju jap një parashtrim të shkurtër se çfarë mundësish keni nëse lëvizim në drejtim të mbështetjes së rinisë, të investimeve të huaja. Europa do të ketë nevojë në 10 vitet e ardhshme për 5 milionë vende të reja pune vetëm në sektorin e teknologjisë së informacionit, pothuajse dyfishi i popullsisë që na ka mbetur në Shqipëri.
Realiteti është që kur kemi potencial kaq të madh, 5 milionë vende të reja pune, që mund të krijohen këtu, nuk ka nevojë të shkosh as në Gjermani, as Holandë, as Francë sepse inxhinieri i softuerit mund të programojë këtu. Të paguhet me nivele europiane, sigurisht konkurruese se nuk do paguhesh si në Gjermani, por është e sigurtë se pas disa vitesh do marrësh rrogë më të lartë si ministrat, kryeministri apo Presidenti këtu në Shqipëri. E njëjta gjë vlen dhe për një inxhinier.
Diskutime rreth kësaj post