Revista Class shkruan se tashmë kanë nisur audicionet dhe të gjithë fëmijët që dëshirojnë të marrin pjesë kanë mundësinë e tyre të artë.
“Në kurthin e Piter Pan” ka pasur dy sezone të suksesshme me në qendër fëmijët dhe një personazh të njohur, të ftuar të cilit i drejtohen pyetje shpeshherë pikante.
Në dy edicionet e kaluar, fëmijët kanë spikatur për talentet e tyre dhe ia kanë dalë të mbërthejnë para ekranit publikun shqiptar.
Sigurisht që edhe këtë vit do të ketë surpriza, kështu që mezi po presim të njohim fëmijët e radhës.
Diskutime rreth kësaj post