Shefja në ikje e diplomacisë europiane, Federica Mogherini tha se Mali i Zi, Shqipëria, Norvegjia dhe Ukraina i janë bashkuar vendimit të BE për të zgjatur sanksionet ndaj Rusisë dhe individëve në Ukrainë.
“Kandidatët për pranimin si anëtarë të Zonës Ekonomike Evropiane, Mali e Zi dhe Shqipëria, si dhe Norvegjia e Ukraina, po bashkohen në vendim. Ata do të sigurojnë që politikat kombëtare të jenë në përputhje me vendimin. BE ka respektuar angazhimin e tyre dhe e mirëpret atë”, tha Mogherini.
Rusia ka qenë nën sanksionet e BE që nga viti 2014, kur Unioni akuzoi Kremlinin se rrezikonte integritetin territorial të Ukrainës duke aneksuar Krimenë.
Ndërkohë, në vitin 2014, Mali i Zi vendosi sanksione ndaj Rusisë, duke u rreshtuar kah politikës së BE.
Marrëdhëniet zyrtare midis Malit të Zi dhe Rusisë janë përkeqësuar ndjeshëm që nga hyrja e ish-republikës jugosllave në NATO, e cila ishte dhe e fundit që u shkëput nga Serbia, me shumë fërkime por pa luftë.
Marrëdhëniet u ndikuan gjithashtu nga arrestimi i një grupi qytetarësh serbë dhe malazezë të akuzuar për një grusht shteti në ditën e zgjedhjeve parlamentare 2016, që ishte një lloj referendumi për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.
Ndërsa Tirana nuk ka patur ndonjë përplasje me Moskën, veç ruajtjes së një distance në marrëdhënie, ndonëse Rusia ka kërkuar më tepër përafrim. Por nga ana tjetër, është aluduar se pas disa krizave politike, ndihet dora ruse për destabilitet në kontekst rajonal.
Diskutime rreth kësaj post