I dërguari i posaçëm i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, tha sot se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që Ballkani Perëndimor të ketë përspektivë evropiane dhe për këtë ai tha se do të mundohen të bindim Bashkimin Evropian.Ai i bëri këto komente në një konferencë për gazetarë në Beograd, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Zoti Palmer tha se me presidentin e Serbisë kanë diskutuar për situatën aktuale politike, jo vetëm në Serbi, por në të gjithë rajonin.
“Kjo është me të vërtetë e rëndësishme, veçanërisht pas dështimit të Bashkimit Evropian për të gjetur një kompromis në lidhje me hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. Sipas mendimit tonë, ky ishte një gabim historik dhe ky është një mesazh i keq për të gjithë rajonin”, tha zoti Palmer duke nënvizuar se Shtetet e Bashkuara janë të interesuara të shohin Ballkanin Perëndimor drejt perspektivës evropiane.
“Amerika dëshiron që Ballkani Perëndimor të ketë një perspektivë evropiane dhe ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të bindur Bashkimin Evropian që të ndryshojë pozicionin e tij përpara takimit të udhëheqësve të Bashkimit Evropian në Zagreb, në maj”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post