Kryedemokrati Lulzim Basha i rikthehet turit kombëtar të takimeve nëpër rrethe ditën e sotme duke ndryshuar strategji. Avokati i njohur Spartak Ngjela tha se njerëzit kanë humbur besimin dhe shpresën. Sipas tij pasi ti kapë reforma në drejtësi krerët atëherë partia do të humbasë gjithë peshën
Spartak Ngjela tha:
“Partia Demokratike i ka hipur kalit mbrapsht. Nuk ecën dot me kalë duke e kapur nga bishti. Njerëzit kanë humbur besimin dhe shpresën, por politika amerikane e di që 60% do i kapë reforma në drejtësi. Pasi ti kapë reforma në drejtësi krerët atëherë partia do të humbasë gjithë peshën.
Reforma zgjedhore nuk ka vlerë të madhe po nuk u bë reforma në drejtësi dhe po nuk u ndërrua sistemi. Sistemi do të vendoset pasi të vendoset drejtësia.
Reforma zgjedhore nuk ka vlerë të madhe, pasi zgjedhjet janë në 2021. Politika amerikane nuk e çan kokën për reformën zgjedhore, ia ka dhënë ODIHR. Pas reformës në drejtësi fillon një tjetër atmosferë ligjore dhe elektorale.”
Diskutime rreth kësaj post