Në një konferencë për gazetarë në Beograd, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç i dërguari i posaçëm i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, tha sot se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që Ballkani Perëndimor të ketë perspektivë europiane dhe për këtë ai tha se do të mundohen të bindim Bashkimin Europian.
“Kjo është me të vërtetë e rëndësishme, veçanërisht pas dështimit të Bashkimit Evropian për të gjetur një kompromis në lidhje me hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. Sipas mendimit tonë, ky ishte një gabim historik dhe ky është një mesazh i keq për të gjithë rajonin.
Amerika dëshiron që Ballkani Perëndimor të ketë një perspektivë evropiane dhe ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të bindur Bashkimin Europian që të ndryshojë pozicionin e tij përpara takimit të udhëheqësve të Bashkimit Europian në Zagreb, në muajin maj”, tha Palmer.
Diskutime rreth kësaj post