Ish- kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetin social një mesazh drejtuar kryeministrit, që sipas tij është i gatshëm të “zhdukë” bashkinë e Vorës, vetëm që kryebashkiaku Agim Kajmaku të mos shkarkohet për akuzën e mosdeklarimit të një dënimi në formularin e dekriminalizimit.
Berisha shkruan se tashmë që është faktuar se Kajmaku dhe shtetasi Jorgo Tota janë i njëjti person, Rama është gati të “zhdukë” Vorën.
STATUSI:
O Kajmakun ose zhduket Vora!
O Kajmak o kajmakli une e zhduk Voren per ty!
Miq, pas vertetimit se Jorgo Tora i arrestuar per fallsifikim parash ne Greqi eshte fiks Kajmaku i partise, kreu i Meduzes thuhet se po mendon per te zhdukur Bashkine e Vores, sipas kesaj llogjike pa Kajmakun e Surrelit nuk ka Vore dhe qytetare, duke treguar se banditizmi i kryekreut te meduzes ka kufinj vetem qiellin! Kesaj i thone O Kajmak o Kajmakli une e zhduk Voren per ty! sb
Diskutime rreth kësaj post