“Shpreh keqardhje që Këshilli i Evropës nuk arriti konsensus për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. E konsideroj si gabim të madh, mesazh të gabuar”. Këtë e ka thënë presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviq, e cila gjatë ditës së djeshme ka realizuar takim me presidentin shqiptar, Ilir Meta. Kitaroviq në takim me Metën ka thënë se të dy vendet e kanë merituar marrjen e datës, si me reformat e brendshme, po ashtu edhe me zgjidhjen e çështjeve dypalëshe.
“Kroacia gjatë kryesimit të saj do të bëjë gjithçka që të argumentojmë anëtarësimin, si të Shqipërisë, po ashtu edhe të Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE”, tha presidentja kroate.
Diskutime rreth kësaj post