Cristiano Ronaldo ka thënë se po të kishte mundësi, do të luante vetëm në kombëtaren e Portugalisë dhe në Ligën e Kampionëve për Juventusin.
34-vjeçari ka fituar të gjithë trofetë e mundshme me klube, mirëpo ka bërë të ditur se ai dëshiron të luajë në ndeshje që i ngjallin atij më shumë presion dhe që janë të rëndësisë së madhe.
“Do ju tregoj haptas se po të varej nga unë, do të luaja vetëm në disa ndeshje të rëndësishme”, ka thënë portugezi në një intervistë për France Football.
“Ato ndeshjet me kombëtaren dhe në Ligën e kampionëve. Ato janë sfida që të ngjallin emocion, dëshirë për të fituar dhe presion”.
“Unë do të jap gjithmonë më të mirën nga vetja dhe sa jam duke luajtur për Juventusin, do të tregojë më të mirën nga vetja në të gjitha ndeshjet”, ka shtuar më tej Ronaldo.
Portugezi është në listën e 30 lojtarëve për ta fituar Topin e gjashtë të tij të Artë në karrierë, e që po rivalizohet nga Lionel Messi dhe Virigil van Dijk.
Diskutime rreth kësaj post