Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në një intervistë për median greke euronews.gr ka deklaruar se një pjesë e Marrëveshjes së Prespës do të ngrijë, sepse nuk mund të zbatohet.
Zaev thekson se mos hapja e negociatave ndikon në marrëveshjen e Prespës.
“Ekziston një lidhje midis zbatimit të Marrëveshjes dhe hapjes dhe mbylljes së negiociatave. Ekziston një lidhje sepse miqtë tanë Grekë kanë pranuar që ne mund ta bëjmë atë për shkak të së ardhmes që Maqedonia Veriore ka me Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst, Marrëveshja e Prespës nuk mund të zbatohet. Një pjesë e saj do të ngrijë sepse nuk mund të zbatohet. Ne do të përpiqemi të zbatojmë disa dispozita, por të dyja janë të ndërlidhura sepse procesi i shkëmbimit të fondeve do të thotë që ne do t’i dorëzojmë sovranitetin tonë kombëtar në Bashkimin Evropian”, tha Zoran Zaev ndër të tjera.
Diskutime rreth kësaj post