Duket se deklaratat e guximshme të Eminem, kundër familjes presidenciale nuk kanë kaluar fare pa pasoja. Reperi shumë i talentuar është thirrur nga Shërbimi Sekret amerikan, të dëshmojë në lidhje me disa vargje në kënëgn e tij ku thuhet se e ka mbyllur Ivanka Trump në një bagazh dhe pasi e ka quajtur bjonde e vogël budallaqe, e ka hedur në një pellg.
Ai publikoi në 2017-ën një këngë të titulluar “Framed” , ku ndër të tjera shprehet: “Si dreqin Ivanka Trump ndodhet në bagazhin e makinës sime?” Ai më pas e quan atë një “bjonde e vogël budallaqe” dhe thotë se atë e hodhën në një pellg.
“Mirror” shkruan se agjentët e vizituan reperin dhe e intervistuan në janar të vitit 2018, por ndaj tij nuk u mor asnjë veprim tjetër.
Më herët, në një intervistë, Eminem thoshte se Trump “e bën gjakun tim të ziejë”.
Por Shërbimi Sekret e ka të vështirë të marrë masa, pasi reagimi do të ishte i menjëhershëm.
Diskutime rreth kësaj post