Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama ka lëshuar një sërë deklaratash kontraverse teksa është përpjekur të sqarojë qëndrimin e Bashkimit Euriopian i cili i tha “Jo” hapjes së negociatave.
Gjatë daljes së tij në “Opinion” përballë analistëve dhe gazetarëve, Rama është vendosur edhe në pozitë të vështirë nga paneli, ku fillimisht Mustafa Nano i kujtoi paturet të cilat kishte veshur në Bruksel, apo Favzi që e pyeti se mos nuk kishte gjë tjetër Angela Merkel për të bërë që foli 45 minuta në telfon me të.
Ndërsa Andi Bejtja e ka sfiduar që të hapej një sondazh ku qytetarët të pyeteshin se a duhet të japë dorëheqjen kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, ku pas kësaj Rama i është përgjigjur me fyerje.
Pjesë nga biseda:
Bejtja: Hapni një sondazh a duhet të japë dorëheqjen kryeministri Zaev? Hape këtë dhe flasim. A iki unë nga ky zanat apo ikën ti.
Rama: Sillni një gotë raki këtu dhe një qepë të njomë për Bejtjen.
Bejtja: Ia ke marrë dorën. Shif ndonjë Netflix se ngele me filma të realizmit socialist o dreq. Hape pra sondazhin.
Rama: Është bisedë serioze. Shqipëria është në proces të thellë transformimi.
Diskutime rreth kësaj post