Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Tëitter njofton se ka pasur një telefonatë për 45 minuta me kancelaren gjermane Angela Merkel, me të cilën ka biseduar për procesin e negociatave me Shqipërinë.
Sipas Ramës, në këtë telefonatë mes tyre u fol për mbështetjen e pakufizuar që Gjermania i ka dhënë vendin tonë në procesin e integrimit.
“Gjatë një telefonate rreth 45 min me Kancelaren Merkel vendosëm të gjitha pikat mbi “i” për ecurinë e mëtejshme të përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave për anëtarësim. Kancelarja rinënvizoi qëndrimin e Gjermanisë në mbështetje të Shqipërisë. Danke Angela”, shkruan Rama.
Ndërkohë, Gjermania ka vendosur 9 kushte ndaj Shqipërisë për çeljen e negociatave, të cilat nisin me Reformën Zgjedhore, dhe padyshim zgjidhjen e krizës politike, të cilën Rama e ka kaluar në plan të dytë.
Diskutime rreth kësaj post