Komisioni Europian ka rekomanduar hapjen e negociatave për këto dy vende dhe se bllokimi i këtij procesi nga Franca, Holanda dhe Danimarka, do të sjellë destabilitet në të gjithë rajonin. Vetë PE është shprehur se Tirana dhe Shkupi duhet t’i fillojnë negociatat me BE, pasi të dyja vendet kanë përmbushur kushtet.
Hahn tha se BE nuk është moment lavdie.
“Zhgënjim i thellë, udhëheqësit e BE s’mbajtën premtimin. Ballkani Perëndimor ka nevojë për vendime të guximshme. Angazhimi ynë për perspektivën europiane të dy vendeve mbetet i pandryshuar.
Qëndrojmë pranë dy vendeve, qytetarët e të cilëve janë të zhgënjyer. Shqipëria dhe Maqedonia kanë bërë reforma mbresëlënëse, siç janë pasqyruar në raporte.
Është një zhgënjim i thellë, për BE nuk është moment lavdie. Ballkani Perëndimor ka nevojë për vendime të guximshme. Javën e kaluar udhëheqësit e BE nuk mbajtën premtimin për negociatat.
Shqipëria dhe Maqedonia kanë bërë reforma mbresëlënëse. BE të shpjegojë se sa serioz është angazhimi i saj në Ballkan. Angazhimi ynë për perspektivën europianë mbetet i pandryshuar. Qëndrojmë pranë dy vendeve, qytetarët e të cilëve janë të zhgënjyer”, tha Hahn.
Diskutime rreth kësaj post