Moderatorja e njohura Kiara Tito është kthyer në një personazh shumë të dashur për publikun shqiptar, sidomos pas hapjes së kanalit të saj në Youtube. Ajo ka filluar të ndajë me ndjekësit e saj copëza të jetës private e shumë gjëra të tjera që po iu mundëson të gjithëve të njohin Kiarën e vërtetë.
Ndonëse jeta e rrjeteve sociale paraqitet perfekte, nuk është gjithmonë kështu. Një njeri që sot qëndron gjithë krenari në këmbë, kushedi sa herë është rrëzuar gjatë rrugës! Askush nuk mund ta dijë me saktësi ç’fshihet pas fotove të lumtura të Instagramit, përpos personit që po i poston ato. Ditën e djeshme, Kiara ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj historinë vërtetë prekëse të jetës. Ajo ka treguar se si pothuajse çdo njeri, dhe ajo është lënduar, i është thyer zemra e shumë gjëra të tjera, por që falë tyre është bërë më e fortë.
Moderatorja e ka ndarë historinë e saj me fansat, në mënyrë që të mundet t’iu japë dhe një mesazh. Mesazhin se jeta nuk është aspak e lehtë për askënd, por që të gjithë duhet të gjejmë forcën për të mos u dorëzuar.
“Kam përballuar një dhimbje të fortë zemre, kam jetuar me konfuzion te brendshëm, kam luftuar me demonët e mi më të këqinj. Nga një shpirt i thyer, në një histori shkatërruese nga një marrëdhënie toksike. Tani jam këtu më e fortë. Të gjitha copat e jetës sime më në fund janë bërë bashkë. Jam bërë ajo çfarë e shkuara nuk ka dashur që unë të bëhem duke qenë e hapur ndaj të mësuarit të gjërave të mëdha për veten time. Në mes të stuhisë, diçka është e sigurt ‘do të jesh gjithmonë i pajisur për të përballuar gjithçka që të sjellë jeta’. Dashuri për të gjithë ju që ndiheni të pasigurt dhe të shqetësuar për të ardhmen”, ka shkruar ajo në një postim të bërë në Instastory-n e saj.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post