Kryeministri i Estonisë, Juri Ratas është shprehur pro hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ai ka konfirmuar para mediave në Samitin e krerëve të BE, mbështetjen e Estonisë si për Shqipërisë ashtu edhe për Maqedoninë së Veriut.
Ratas theksoi se, “sa i përket çështjes së zgjerimit mbështesim fuqimisht hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për t’u dhënë atyre vendeve këtë perspektivë”.
Zgjerimi i Bashkimit Europian dhe hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të jetë në qendër të axhendës dyditore të Samitit të krerëve të BE-së, që zhvillohet më 17-18 tetor në Bruksel.
Diskutime rreth kësaj post