Ish-ministri i Jashtëm, Marko Bello tha se nuk e mban dot në demokraci pushtetin një njeri sado i zoti të jesh.
Duke folur për negociatat ai tha se fajin kryesor e ka konflikti Rama-Meta.
“Unë fajin kryesor ja vë të gjithë konfliktit kryeministër-president. Përgjithësisht pa marrë anë dhe duke abstraguar nga emrat ia vë përgjithësisht kryeministrave që kanë aq shumë pushtet dhe duan edhe më. Shikoni se ç’ndodh në Shqipëri. Pushtetin vendor e mori një forcë politike, parlamentin e kontrollon forca politike, mendohet që edhe sistemin gjyqësor ta kontrollojë. Atëherë të marrim edhe presidentin, u kthyem në monizëm dhe çfarë fitove? Asgjë. Do bjeri prapë pushteti. Nuk e mban dot në demokraci pushtetin një njeri sado i zoti të jesh. Do ta shtysh, do ta shtysh, por fundi është i hidhur dhe dëmi është i madh”, tha Bello në Ora News.
Diskutime rreth kësaj post