Teksa mbrëmjen e së mërkurës vulosi përfundimisht JO-në për fillimin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, presidentit francez duket se nuk i del e keqja me numrin e lartë të azilkërkuesve shqiptarë.
“Mendoj që duhet ta reformojmë këtë procedurë që është aktualisht e pakthyeshme, pasi kemi dhe gjëra të çuditshme në këtë proces. Për shembull kemi lëvizjen e lirë përpara se të hapen negociatat. Kemi lëvizjen e lirë me Shqipërinë pa hapur negociatat dhe kjo është një lloj marrëdhënie e çuditshme. Në mirëbesim kemi dhënë lëvizjen e lirë dhe kemi mijëra e mijëra persona që kërkojnë azil”, tha presidenti francez Emmanuel Macron në konferencën për shtyp me kancelarin gjermane.
“Përshëndes kurajon dhe arritjet që janë bërë nga dy drejtuesit e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ata kanë bërë një punë shumë të madhe në vendet e tyre në vitet e fundit. Dhe unë e njoh këtë gjë dhe dua të dërgoj një sinjal pozitiv. Në radhë të dytë të them se ashtu si kancelarja mendoj se ky rajon është me një rëndësi strategjike për Europën. Pikë se treti, mendoj se kemi ende gjëra të tjera për të finalizuar më pas të hapim negociatat”, tha më tej presidenti francez.
Prej kohësh numri i lartë i azilkërkuesve shqiptarë është bërë problem në Francë, sa detyroi dhe parlamentin të mbante një debat vetëm për këtë çështje. / Opinion
Diskutime rreth kësaj post