“Do të ishte dritëshkurtër, nga pala evropiane, të vendosim për një shtyrje të mëtejshme të hapjes së negociatave, pas shtyrjes nga Këshilli Evropian në qershorin e kaluar. Në këtë fazë në çdo rast sigurisht që nuk i zvogëlon detyrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë të vendosura nga Bashkimi Evropian”.
Kështu ka deklaruar Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte gjatë konferencës së tij para Senatit në funksion të Këshillit të ardhshëm Evropian, duke përsëritur faktin se vazhdon të mbështesë konkluzionet që favorizojnë fillimin e negociatave të pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore me BE-në Sipas tij, një vendim tjetër, pra jopozitiv, do të dërgonte sinjale negative në këtë rajon.
Për shefin e qeverise italiane një refuzim nga ana e Bashkimit Europian do ta largonte edhe më tej Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nga horizonti europian, kushton se kjo lëvizje e re, do krijonte pasoja të shumta rajonale.
“Refuzim pa dhënë as mundësinë për të kryer” detyrat e shtëpisë “do t’i largonte ato vende nga horizonti Evropian. Nuk është për t’u shpresuar, veçanërisht duke marrë parasysh që zgjerimi është një proces që lejon Shtetet Anëtare të bëjnë kontrolle shumë më të efektshme pasi të kenë filluar negociatat e pranimit sesa një përjashtim që do të ftohte Tiranën dhe Shkupin në dinamikën e paqëndrueshmërisë politike , me pasoja edhe në nivelin rajonal”.
Kryeministri italian, Giuseppe Conte gjatë vizitës së tij dje në Tiranë konfirmoi mbështetjen e Italisë për Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimit Europian.
Diskutime rreth kësaj post