Ai u bë i njohur për të gjithë falë reality-show-t ‘Big Brother’ dhe më pas fal punës së tij ka arritur të qëndrojë në qendër të vëmendjes së publikut. Bëhet fjalë për moderatorin Arbër Çepani që pasditen e djeshme ishte i ftuar në ‘Top Channel’ në emisionin e pasdites ‘Ftesë në pesë’, bashkë me motrën e tij Edlira.
Ata kanë folur mbi raportin vëlla-motër. Të pyetur nga moderatorja Bieta Sulo, dyshja kanë rrëfyer se raporti i tyre ka qenë si ai i Tomit dhe Jerry-t, pra grindje të shumta. Ata treguan edhe një situatë mjaft komike.
“Kemi jetuar jashtë, unë isha si majmuni që hidhet nga pema në pemë. Kisha një kanatjere vrima vrima. Kur motra ime po kthehej nga shkolla me shokët, më pa me atë kanatjere e bëri sikur nuk më njohu. I erdhi turp”,-tha Arbri mes të qeshurash.
Ndërkohë që e motra u shpreh: “Më tha një shok, qenka sikur e paskan pushkatuar.”, dhe natyrisht në sallë shpërthyen të qeshura pafund.
Diskutime rreth kësaj post