Shqipëria ka kohë që pret një dritë jeshile për hapjen e negociatave, por mesa duket ‘e kuqja’ do të mbesë për një kohë të gjatë në semaforin tonë të integrimit. Kryeministri Rama pas çdo vizite me lidera europianë porpagandon një shpresë ndryshe nga herët e tjera por që në fund rezulton po si herët e tjera.
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian u mblodhën në Luksemburg për të diktuar për çështjen e çeljes së negociatave për integrimin e Shqipërisë. Gjatë kësaj mbledhje nuk është marrë asnjë vendim, pasi sipas Francës qeveria e Edi Ramës është e pabesueshme. Ministrja e Jashtme franceze Amelie de Montchalin i ka dhënë një mesazh shumë të qartë Edi Ramës nga Luksemburg, duke e paralajmëruar se nuk mund të mashtrojë BE-në me reforma vetëm në letër. Në letra, qeveria ka miratuar një mal me reforma. Po cili është rezultati? Asnjë politikan i korruptuar nuk është dënuar. Sekuestrimi i pasurive të pushtetarëve të korruptuar është zero. Administrata është pushtuar nga familjarët kastës politike. Korrupsioni është pesëfishuar. 300 mijë shqiptarë të tjerë ia kanë mbathur nga vendi, raporton pamfleti.
Në këtë kuadër, ministrja e Jashtme franceze Amelie de Montchalin tha se reformat nuk duhen vetëm në letër, por duhen zbatuar. “Kapitujt që hapen e mbyllen si një telenovelë pa fund nuk i përgjigjen pritshmërisë së qytetarëve në rajon. Ne kemi parë fluks migracioni nga vendet që kanë përfunduar negociatat dhe janë bërë anëtare, si Rumania, Bullgaria apo Kroacia. Pra, është një çështje qasje mbi procesin. A është ky proces efikas? Përgjigjja është jo dhe ne kemi shumë vende që e mbështesin këtë qasje lidhur me riorganizimin e negociatave të anëtarësimit. Së dyti, duhet të sigurohemi se reformat që janë kërkuar për t’u zbatuar si kushte për hapjen e negociatave të jenë reale. Që të jenë votuar, por edhe zbatuar. Këtë do diskutojmë sot”.
Një qëndrim edhe më të fortë ka Holanda. Kjo e fundit kërkon që Shqipëria, e drejtuar nga një qeveri e papërgjegjshme, e paaftë, e korruptuar dhe e verbuar për pasuri, të përjashtohet fare nga axhenda e integrimit. Ministri i punëve të jashtme të Holandës Stef Blok tha se “Qëndrimi holandez është se çdo vend duhet të vlerësohet në bazë të meritave. Të dyja vendet kanë bërë shumë përpjekje. Lidhur me Maqedoninë e Veriut ne konsiderojmë se duhet të ndërmerret një hap i rëndësishëm siç është ligji për Prokurorinë Speciale dhe nëse ky kusht përmbushet atëherë ne mendojmë se negociatat e anëtarësimit mund të fillojnë. Lidhur me Shqipërinë, ne mendojmë se ka ende punë për të bërë dhe se vendi nuk është gati për hapjen e negociatave”.
Diskutime rreth kësaj post