Analisti Fatos Lubonja është përplasur ashpër me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi.
Ai e kritikoi për deklaratën që bëri se kishte dështuar që i kishte dërguar fëmijët e saj të shkolloheshin në Angli.
“Përse thotë Monika se i vjen keq që ka çuar fëmijët për shkollim jashtë? Kjo Shqipëri që është katandisur kështu e ka në arsye. po edhe Shqipëria që secili të marrë sa të mundet për familjen e vet pa çarë kokën për publiken, pra të shikojmë hallin tonë, partitë ti bëjmë kompani biznesi. kjo është logjika që na ka çuar këtu. Jeni të gjithë përgjegjës.”, tha Lubonja në emisionin “Real Story” në Neës 24.
“Fëmijët e mi studiojnë jashtë. Thuhet se kur i çon fëmijët jashtë ke arritur një gjë të sukseshme. Unë kam dështuar, fëmijët e mi duhet të studionin këtu dhe të kishin tjetër standard”, deklaroi Kryemadhi.
“Kush do ta shkollonte vajzën time në matematikë? Me gjej një pedagog që ta bëjë?”
“Unë shkolloj fëmijët në Angli se kam një pallat 16 mijë metra katrorë ku shkolloj fëmijët e mi. Këtë ma mundësojnë prindërit e mi. Është marrë me lejen e Ramës dhe të Bashës”, tha ajo.
Por Lubonja iu përgjigj se atëherë nuk duhet që ta shajë Ramën.
Diskutime rreth kësaj post