Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka deklaruar në ‘Real Story’ se hapja e negociatave të Shqipërisë me BE do të fuste klasën politike shqiptare brenda një kornize që të mos bënte më “harikiri”.
“Hapja e negociatave është si një kornizë që kornizon klasën politike shqiptare të mos bëj më “harikiri” siçka bërë. Pra negociatat e detyrojnë klasën politike shqiptare të ketë qëndrueshmërinë e vetë. Ne si opozitë do na interesonte hapja e negociatave sepse do të kufizonte pushtetin e Ramës. Ndërkohë, mos hapja e negociatave do të bënte realitet deklaratat e Ramës për të parë në realitete të tjera. Si në Beograd”, tha Kryemadhi.
Diskutime rreth kësaj post