Kryeministri shqiptar Edi Rama sot përmes një video mesazhi në rrjetet sociale foli për vendimin e vendeve të Bashkimit Evropian, që të hapin ose jo negociata me Shqipërinë.
Me mjekër të gjatë, ndoshta duke dashur që ta imitojë shefin e parë të qeverisë shqiptare Ismail Qemalin, Rama tha se Gjermania, e cila i udhëheq vendet të cilat janë për “po”, ka zgjedhur një rrugë më ndryshe nga shumica e vendeve-anëtare. Ai parasheh “jo” nga ana e presidentit francez Makron për Shqipërinë.
“Gjermania vendosi disa kushte që janë të arsyeshme për ne, por jo të arsyeshme që t’i bashkëngjitet Francës dhe ato dy ose tre vende ende nuk kanë marrë pozicion final. Presidenti i Francës doli me qëndrimin për reformë të thellë të Unionit. Emanuel Makroni nuk është i gatshëm që t’i lëvizë negociatat për Ballkanin Perëndimor më tutje, pa kryer paraprakisht presion për reformat në Union. Kjo qasje e Francës është konceptualisht jokompaktibile me qasjen koncenzuale e cila qon drejtë atyre që janë “për”, po kjo nuk është kundër Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ose Ballkanit Perëndimor në tërësi”, tha Rama.
Në fund ai thekson se për disa ditë do ta dëgjojmë përfundimin e këtij kapitulli të rëndë nga përpjekjet që të bëhemi pjesë e BE-së, por sidoqoftë rezultati nga takimi në Këshillin e Evropës “dielli përsëri do të ngrohë dhe dita do të jetë vazhdimësi natyrale e kësaj përpjekje historike për shtetësinë evropiane, drejtë Evropës të cilën e dëshirojmë për fëmijët tanë, jo për Berlinin, jo për Brukselin, jo për ne, por për Shqipërinë, shqiptarët dhe gjeneratat e tjera.
Diskutime rreth kësaj post