Ambasadori i turqisë në vendin tonë, Murat Ahmet Yoruk doli sot në një konferencë për shtyp për të sqaruar qëllimet e sulmit të ushtrisë turke në Siri.
Ai tha se operacioni i quajtur “Burimi i paqes” do të garantojë pikë së pari rikthimin e sirianëve në shtëpitë e tyre.
Yoruk theksoi se forcat e armatosura turke po veprojnë vetëm në hapësirat ku gjenden militantët e DAESH-it, PKK-së dhe YPG-së, duke shtuar se kjo është edhe arsyeja pse Ankarajmë po përpiqet të krijojë një zonë sigurie në veri të Sirisë.
Një prej qëllimeve sipas ambasadorit është edhe riatdhesimi i familjarëve të luftëtarëve të ISIS dhe për këtë qeveria turke është duke shkëmbyer informacione me qeverinë shqiptare.
Ambasadori Yoruk u ndal edhe tek mbështetja e Shqipërisë që sipas tij duke qene partnere natyrale në shekuj me Turqinë është në anën e Ankarasë në këtë operacion.
Diskutime rreth kësaj post