Ministrja e Arsimit, Besa Shahini dhe pedagogu Arlind Qori u përballën pasditen e sotme në një emision lidhur me çështjen e “Paktit për Universitetin”, ku qeveria premtoi se do të përmbushte kërkesat e studentëve.
Pedagogu Qori akuzoi qeverinë se po vazhdon të diskriminojë Universitetin Publik, duke iu mundësuar Universiteteve private të marrin para nga Fondi Shtetëror, gjë të cilën e cilësoi skandaloze.
Ministrja Shahini i hodhi poshtë këto pretendime
Debati i ashpër në studio
Denis Dyrnjaja: Po të përdorin politikisht thotë ministrja, nëse mundesh përgjigju po të përdorin politikisht, dhe nëse po kush?
Arlind Qori: Ligji i Arsimit të Lartë iu mundëson Universiteteve private të marrin nga Fondi Shtetëror. Kjo është skandaloze.
Besa Shahini: Kjo është komplet idiotësi dhe gënjeshtër.
Arlind Qori: Le të hapim ligjin, ta mësojë edhe ministra.
Besa Shahini: Unë s’lejoj më që të hapen gënjeshtra.
Arlind Qori: Ajo ka qejf të bëjë grerëzën.
Denis Dyrnjaja: Përgjigju pyetjes sime Arlind.
Arlind Qori: Zonja nuk e ka lexuar ligjin dhe tregon përralla.
Denis Dyrnjaja: Përgjigju pyetjes sime Arlind. Po të përdorin politikisht, dhe nëse po kush?
Besa Shahini: Ky është budallallëk aq i madh, sa unë të thoja se ministrja kapet për veshi nga kryeministri. Unë dhe kolegët e mi aktivistë kemi denoncuar.
Besa Shahini: Listën ku e keni? Keni denoncuar në Facebook?
Arlind Qori: Kemi bërë të gjitha publike, kemi denoncuar të gjithë pedagogët që shisnin librat me detyrim, ai s’është sot. Po të pyesni studentët ky është një fenomen i gjerë. Ne i kemi denoncuar me emra, fakte dhe video. Qeveria s’do të përballet me këtë fakt. Qeveria ka aleatët e saj në burokracinë universitare.
Denis Dyrnjaja: Stop, e kuptova, stop. Dakord, stop.
Besa Shahini: Teoritë konspirative që sillen si në një periudhë tjetër, s’merrem fare. Kjo na mungon. Protesta krijoi një frymë fantastike, universiteti është aty ku është. Pedagogët janë në letargji totale. Është shumë e vështirë që të nisë organizimi aty ku duhet. Teoritë konspirative janë të pavërteta.
Arlind Qori: Zonja ministre gënjeu dhe tregoi një nivel të ulët edukate. Duhet të më kishe lënë të sqarohesha. Zonja foli për zgjedhje, dhe zgjedhjet do të jenë batërdi, përsa kohë që studentët s’kanë aftësi vendimarrje.
Diskutime rreth kësaj post