Presidenti Ilir Meta është takuar me Aldo Marinon, konsull nderi i Shqipërisë në Kalabri, i cili është arbëresh.
Meta tregon edhe përgjigjen interesante që Marino ka dhënë kur është pyetur se kë duan më shumë arbëreshët midis dy vendeve:
“Kë duan më shumë arbëreshët, Italinë apo Shqipërinë? Kur një diplomat i lartë italian i bëri këtë pyetje Aldo Marinos, mori një përgjigje interesante: Është si të pyesësh një fëmijë se kë do më shumë mamanë apo gjyshen.
I lumtur ta takoja Aldo Marinon, promotorin e palodhur të marrëdhënieve tona me arbëreshët në të gjitha fushat.
I bindur se në pak vite forcimi i marrëdhënieve me botën arbëreshe, do të arrijë pritmëritë tona, që kjo trashëgimi e përbashkët, t’u qëndrojë me krenari edhe shekujve që vijnë.”
Diskutime rreth kësaj post