Lideri demokrat, Lulzim Basha ka sqaruar çështjen lidhur Sorosin, teksa ka mohuar të ketë marrë mbështetje financiare nga fondacioni i tij.
Basha pohoi se ky fondacion ka financuar drejtpërdrejtë shkollën ku ai ka studiuar, dhe jo atë si student.
Ndiheni në borxh me Sorosin për studimet?
Basha: Kjo është gjëja më e kotë për ta mbyllur këtë intervistë. Kjo nuk është e vërtetë. Nuk kam aplikuar dhe nuk kam marrë asnjëherë mbështetje financiare direkte nga “Fondacioni për Shoqërinë e hapur”. Universiteti ku unë kam studiuar ka marrë financime të ndryshme duke përfshirë dhe “Fondacionin për Shoqërinë e hapur”. Ka marrë për një numër studentësh shqiptarë nga fondacione në Shqipëri, n.q.s. nuk gabohem edhe në New York ka marrë të njëjtën gjë për studentët nga Polonia në atë kohë që s’ishin anëtarë të BE-së.
Kujtojmë se ish kryeministri Sali Berisha është shprehur se Lulzim Basha duhet t’i kthejë lekët Sorosit. “Unë nuk di të këtë marrë bursë, por edhe sikur të ketë marrë bursë, kjo nuk do të thotë që unë të mbetem skllav i një burse. Po të jetë ashtu dhe nëse do të isha në vendin e tij ja ktheja ato para”, ka thënë Berisha.
Diskutime rreth kësaj post