Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaluar se ai nuk është vënë në dijeni nga Meta për informacionin që ky i fundit kishte, për djegien e Parlamentit gjatë protestës së opozitës.
“Jo nuk e ka ndarë këtë informacion me mua. Nuk e di nëse e ka patur para ngjarjes apo pas ngjarjes së mitingut që i referohet. Nuk e kam parë vetë informacionin. SHISH është i kapur politikisht si Prokuroria dhe Policia e Shtetit. Ne kemi indiciet tona që është vendosur në axhendën politike të Ramës, por nuk habitem fare që mund të kenë planifikuar ngjarje të tilla edhe në mitingje. Siç u publikua edhe në mediat kryesore të vendit sipas të cilave, persona të dalë nga burgu do të kryenin vrasje në mitingun e 22 qershorit. Situata ka qenë e tillë sa mund të çonte drejt gjakderdhjes”, tha Lulzim Basha.
Diskutime rreth kësaj post