Shqipëria ditën e djeshme dhe sot në mëngjes është tronditur nga disa tërmete të shpeshta. Këto tërmete kanë krijuar panik rrugëve të Durrësit dhe Tiranës, madje shumë kishin braktisur shtëpitë e tyre për të mos e rrezikuar jetën.
E duke parë gjendjen e jashtëzakonshme që po kalojnë shqiptarët, në ndihmë kanë dalë edhe kosovarët, të cilët nuk kanë harruar ndihmën që Shqipëria i kishte ofruar atyre gjatë kohës së luftës në Kosovë.
JOQ Albania përmes rrjetit social në Facebook, ka njoftuar se një qytetar i Prizrenit ka shprehur gjendje gatishmërie ta lëshojë shtëpinë e tij për t’iu dalë në ndihmë familjeve që janë prekur nga tërmetet.
“E mira kurrë nuk harrohet mos te harrojmë vitet e 99 ta , shpresojmë te zoti i plotfuqishëm”, ka shkruar qytetari.
Ndryshe, shtëpia gjendet në një fshat të Prizrenit, vetëm 17 km larg qytetit.
Diskutime rreth kësaj post