Në vitin 2013, projekti muzikor i titulluar “Të ka lali shpirt”, arriti të shndërrohej shumë shpejt në këngën shqiptare më të shikuar në YouTube.
Silva Gunbardhi, Dafi dhe Mandi i Nishtullës, korrën mjaft sukses me këngën e tyre, duke bërë që ajo të dëgjohej e kërcehej masivissht përtej kufijve të Shqipërisë dhe Europës.
Kënga e cila u publikua në janar të vitit 2013, deri më tani numëron mbi 500 milionë shikime në YouTube.
Mirëpo një tjetër këngë e ka rrëzuar nga froni hitin “Të ka lali shpirt”.
Bëhet fjalë për hitin ndërkombëtar të Era Istrefit, “Bon Bon”, këngë e cila ka arritur mbi 693 milionë shikime në YouTube duke zënë vendin e parë në listën e këngëve shqip më të shikuara në platformën më të njohur të videove.
“Bon Bon”u publikua në YouTube në mars të vitit 2016 në Ultra Records, një ndër labelët më të njohur të muzikës elektronike në mbarë botën.
Era Istrefi u bë këngëtarja e parë shqiptare që nënshkroi një kontratë me gjigandët e Ultra Records.
Diskutime rreth kësaj post