Në 75-vjetorin e çlirimit të Beratit, zëvendëskryeministri, Erjon Braçe, u përfshi në debatin për Luftën Nacional Çlirimtare.
Braçe tha se ky popull kurrë nuk ka zgjedhur të keqen, por ka sakrifikuar për t’u përballur me të keqen.
Braçe: Kush ndjen turp nga zgjedhja e drejtë e popullit shqiptar në Luftën e Dytë Botërore dhe në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare me turp le të rrojë sot e gjithë jetën sepse ne jemi krenar për ata që kanë bërë gjyshërit dhe prindërit tanë dhe do të vazhdojmë të respektojmë deri në fund çdo përpjekje të shqiptarëve për të çliruar vendin.
Pas homazheve në Varrezat e Dëshmorëve, në takimin përkujtimor në bashkinë e qytetit, Ministri i Turizmit Blendi Klosi dhe zëvendësministri i Mbrojtjes duke vlerësuar luftën, theksuan se nevojën për të mos e ngatërruar historinë me atë që ndodhi më pas.
Koçi: Ka shumë zëra nga e djathta. Jo vetëm zëra politikë por edhe historianë që kanë një profil të së djathtës, gjithmonë ngatërrojnë historinë e luftës me historinë e pasluftës. Këtë ne duhet ta ndajmë qartazi.
Klosi: Ishte një vendim i drejtë i cili edhe sot ne na bën krenar.
Berati ka 322 Dëshmorë të Atdheut, ndërsa për katër ditë ka qenë kryeqyteti i vendit pasi aty u formua qeveria e parë demokratike e pas luftës.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post